9 korrik 2025, Odën e Noterëve të Kosovës e përfaqësuar nga z. Arbër Shabani, Sekretar, znj. Vlora Osmani Notere dhe znj. Marigona Paloj Shabani Notere, morën pjesë në konferencën përmbyllëse mbi të drejtat pronësore, organizuar nga BIRN në kuadër të aktiviteteve të projektit të mbështetur nga ATRC dhe ekipi i PIAKOS.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga të gjitha grupet profesionale që ishin pjesë e ciklit të trajnimeve dhe punëtorive paraprake, përfshirë gjyqtar, zyrtarë kadastralë, noterë, avokatë, përmbarues dhe ndërmjetësues. Diskutimet u fokusuan në gjetjet kryesore dhe rekomandimet e dala nga sesionet e realizuara, duke adresuar sfidat aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e qasjes në të drejtën e pronës.


