Oda e Noterëve merr pjesë në 100-vjetorin e sistemit noterial në Mongoli
Me ftesë të Kryetarit të Odës së Noterëve të Mongolisë, z. Bayanjargal Chadraabal, përfaqësuesit e Odës së Noterëve të Kosovës, z. Astrit Bibaj Noter dhe z. Arbër Shabani, Sekretar morën pjesë në ceremoninë e organizuar në Ulan Bator me rastin e 100-vjetorit të themelimit të sistemit noterial në Mongoli.
Pjesëmarrja në këtë jubile përfaqësonte një nder të veçantë për Odën e Noterëve dhe një mundësi të çmuar për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.


